Frikë se mund të jetë “preja” e rradhës, Blinken viziton shtetin në kufi me Rusinë

138
Sigal

A mund të jetë Moldavia e radhës? BBC raporton se nga ky shtet disa udhëheqës ka mundësi që mund të jetë në shënjestër nga Kremlini.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken është takuar me dy gratë që drejtojnë këtë vend: Kryeministren Natalia Gavrilita dhe Presidenten Maia Sandu. Blinken është sekretari i tretë i shtetit i SHBA që viziton Moldavinë.

Blinken foli për unitetin, por moldavët duan garanci të forta për sigurinë e tyre. Javën e kaluar, disa ditë pas pushtimit të Rusisë, ata aplikuan për anëtarësim në BE. Megjithatë nuk ka asnjë provë konkrete për të konfirmuar frikën moldave.

Blinken përgjigjet shkurt kur e pyesin se cilat janë garancitë e SHBA për sigurinë e Moldavisë: “Ju e keni parë përgjigjen globale që ne kemi mobilizuar kundër agresionit të Rusisë, kurdo dhe kudo që mund të shfaqet ai agresion, ne do të bëjmë të njëjtën gjë.”

Ai tha gjithashtu se do të kërkonte fonde për të ndihmuar Moldavinë të kujdeset për refugjatët ukrainas që ka pranuar. Moldavia është një nga vendet më të varfra dhe më të vogla në Evropë.