Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Velipojë/ Makina përplaset me murin, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër – Velipojë në afërsi të fshatit Bërdicë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me murin rrethues.

Sigal

Nga kjo përplasje ka mbetur i lënduar rëndë një person, i cili është dërguar menjëherë në spital.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.