Sigal

Sot në atdheun tonë po gdhin një ditë e re. Një ditë historike.

Memoradumet e masave shtrenguese, e recesionit dhe e shkretimit social, më në fund mbaruan.

Vendi ynë fiton të drejtën e vet të vendosë ai për fatet dhe për të ardhmen e tij. Si një vend normal europian.

Pa imponime të jashtme, pa shantazhe të tjera, pa sakrifica të tjera nga ana i popullit tonë.

Vendi ynë është i mbyllyr, e mbyllin dy Simbligadët e zinj (Shenim: Νga mitologjia greke, një legjend e Argonautëve, janë dy  Gurë të mëdhenj të zinj në det, që përplaseshin dhe nuk lejonin anijet të kalonin), sic thotë dhe poeti.

Këto dy Gurë të mëdhenj ne i lam pas. Duke qenë të ndërgjegjshëm së Greqia është historia e vet, arritjet, betejat por edhe dhimbjet. Domethënë ato elemente që përcaktuan ecurinë e saj nëpër shekuj. Një ecuri që kur nuk ka qënë e lehtë,por që gjithmonë ka pasur një destinacion. Bile edhe gjatë ditëve më të errëta, edhe gjatë gjatë stuhive më të fuqishme.

Greqia që prej vitit 2010, përjetoi Odisenë e saj moderne.

Gjatë një periudhe pesëvjecare ndodhën gjëra që nuk kishin ndodhur ndonjëherë në një vend në kohë paqeje.

Humbi 25% e pasurisë sonë kombëtarë, tre ndër dhjetë veta mbetën pa punë, kjo shifer tek të rinjtë ishte 6 ndër 10 veta. U vunë në zbatim masa shtrenguese që arrin shifrën 65 miliardë. Dhuna dhe represioni u bënë pjesë përbërëse e përditshmërisë. Demokracia u zhvlerësua.

Bankierë u benë kryeministra dhe ministra u benë bankierë.

Banda fashiste dolën prej shtrofullave të tyre pas 60 vjetësh.

Një vend në gjëndje të jashtzakonshme përmanente.

Por ky popull kurrë nuk e pranoi fatin që kishin caktuar për të, të fuqishmit e botës dhe shkruajti faqe të reja rezistence. Ky popull para tre vitesh e gjysëm,  mori një vendim historik. Vendosi të marrë timonin e vendit prej duarve të atyre që e cuan në shkëmbinjë, dhe t’ja u besojë timonin e kësaj  anijeje kapitenëve të rinj. Ne morrëm përsipër këtë përgjegjësi të rendë. Me forcë  me vendosmeri por edhe me respekt ndaj sakrificave të popullit tonë.

Ne ecëm përpara jo me shumë, por vec me një siguri: Atë që na përcaktuan qytetarët dhe qytetaret e këtij vendi.Të nxjerrim vendin nga qerthulli i memorandumeve dhe masave të vazhdueshme shtrenguese.

Ekuipazhi i anijes ndryshoi.

Disa u trembën prej dallgëve, disa të tjerë preferuan që t’u venë fre këtyre dallgëve.

Dëgjuam shumë herë Sirenat e kotësisë. Dëgjuam disa që thoshnin se gjërat në Greqi nuk ndryshojnë, dhe se memorandumet do të mbesin këtu përgjithmonë.

Dëgjuam se nuk ka kuptim të rezistosh kur përballë teje ke Ciklopet dhe Lestrigonët. Bishat mbi të cilat Greqia e vogël dhe e dobët nuk do të mundte kurrë të fitonte. Por asgjë prej këtyre nuk mundi të thyejë  përpjekjet tona. Dhe kjo sepse njerëzit që derdhën djersë që ne të arrinim në destinacion, nuk ishin më të margjinalizuar. Nuk ishin më të mbyllur, në hambar  e anijes, pa zë, pa shpresë. Por ishin të timoni i anijes, bashkë me ne.

Dhe ishin ata që e mbajtën fort timonin ne situata të veshtira.

Grekë dhe Greke,

Sot është një ditë clirimi. Por ndërkohë është dhe pikënisja për një epokë të re.Dhe në këtë pikënisje ne nuk do bejmë gabimin që të harrojmë mesimet e Greqisë të memoradumeve.Nuk do të lejojmë harresën të na marri me vete. Nuk do të behemi njerëz apatikë. Nuk do harrojmë kurrë arsyet dhe përsonat që cuan vendin drejt memorandumeve.

Nuk do të harrojmë mospagimin e taksave nga ana e pronarëve të mëdhenj,  nuk do të harrojmë korrupsionin dhe ndërthurjen e interesave të përhapur gjërsisht, nuk do të harrojmë mosndëshkimin e një sërë  grupesh biznesi dhe botuesish, të cilët për vite me rallë pretendonin se vendi i përket atyre, nuk do të harrojmë finizmin dhe përbuzien e një elitë politike, e cila kujtonte që Greqia është prona e saj dhe Grekët janë shtetasit të saj të bindur.

Nuk do të harrojmë kurrë ata që përcmuan dhe zhvlerësuan Greqinë dhe Grekët, sepse ata guxuan të mos japin aprovimin e tyre për zbatimin e një eksperimenti neo-liberal i cili do të zgjaste për shumë dhjetëvecar.

Por nuk do të harrojmë dhe ata që u qëndruan në krah Grekëve dhe Greqisë në periudha të vështira.

Nuk do të harrojmë përsonalitete dhe forca politike nga të gjitha vëndet europiane, të cilët i u kundërvunë me forcë klaneve për daljen e Greqisë nga eurozona dhe denimin e saj.

Sepse ata e dinë se Greqia do të thotë për Europën, shumë më teper sesa treguesit financiarë dhe buxhetet e ekuilibruara.

Nuk do të harrojmë asgjë prej atyre që përjetuam, sepse ato nuk janë thjesht një material për historianët e së ardhmes. Por janë resurset  e një vendi  që shkruan faqen e re të historisë së tij, e shkruar në kohën e tashme.

Arritëm destinacionin tonë, dolëm nga memorandumet, por nuk mbaron me kaq. Beteja të reja na presin përpara. Mtonjesit e rinj janë këtu dhe qendrojnë akoma përballë nesh. Janë ata që dëshirojnë të shohin anijen përseri në mëshirën e dallgave, ndërsa popullin duan ta shohin përseri në hambar të anijes.

Janë të gjithë ata që ndërtuan, si shëmbelltyrë dhe si figurë të vetës së tyre, Greqinë e korrupsionit, të ndërthurjes së interesave dhe të pushtetit të pakicës.

Janë ata që duan t’u shmangen pageses së taksave pa u hyre gjembë në këmbë, që duan të jenë parazitë në dem të interesit publik që duan të kenë kompanitë e tyre offshore dhe depozitat e tyre bankare jashtë shtetit.

Janë ata që e konsiderojnë veten e tyre mbi cdo ligj dhe rregull të shtetit të së drejtës, dhe që dridhen edhe nga mendimi i një drejtesie të pavarur.

Nuk ka gjasa që të lemë Itakën në duart e tyre.

Tashti që arritëm në destinacionin tonë të shumëdëshiruar, kemi forcën të ndërtojmë vendin tonë ashtu sic i takon atij. Ne Grekët e mencur, shkruam me beteja dhe sakrifica, fundin e memoradumeve. Që prej ditës së sotme, fillojmë me vizion dhe vendosmeri, një epokë të re për Atdheun tonë.

E fillojmë me mencuri dhe përgjegjësi, që të mos kthehemi mbrapsht me, të Greqia e deficiteve të mëdha dhe e falimentimit.

Por të fillojmë me guxim, për rilindjen e Greqisë.

Për një Atdhe të barazisë, të demokracisë dhe të drejtësisë sociale.

Sepse Itaka është vetëm fillimi.