Epidemiologu amerikan paralajmëron valën e re të Coronavirus

270
Sigal

Epidemiologu amerikan Anthony Fauci ka paralajmëruar sot se rritja e rasteve të reja me coronavirus në Evropë, do mund të ndodhë njësoj një valë e tillë edhe në SHBA, duke i bërë thirrje qytetarëve të jenë më të kujdesshëm.

Fauci, këshilltar për shëndetësinë i presidentit amerikan Joe Biden, ka theksuar gjatë një interviste dhënë për televizionin ABC, se është optimist sa i përket çështjes së vaksinimit, duke shpresuar që vaksina e AstraZeneca do mund gjithashtu të fillonte të përdorej edhe në SHBA.

Sipas tij, vaksina sipas të gjitha gjasave është efektive, por këshilli i pavarur është i brengosur për të dhënat që kjo kompani i ka prezantuar.

“Sigurisht që është vaksinë e mirë”, ka thënë Fauci, duke shtuar se agjencia amerikane e ushqimit dhe barnave do të kontrollojë të gjitha të dhënat për vaksinën, pa u mbështetur në pretendimet e tjerëve.