Grabitën mijëra euro bizhuteri në argjendari, arrestohet një tjetër shqiptar në Maltë

443
Policia e Maltës ka arrestuar një tjetër shqiptar si të përfshirë në grabitjen e bujshme të argjendarisë “Diamonds International” në 5 tetor 2017 në Tigne.
Pak kohë më parë për ketë grabitje u arrestua Ramazan Hysa, 24 vjeç, ndërsa ditën e sotme është arrestuar 25-vjeçari Artan Çoku, banues në Pieta, pasi dyshohet se ka ndihmuar për grabitjen e argjendarisë, njofton ‘timesofmalta’.
Sipas policisë, gjatë grabitjes dy shqiptarët kanë plagosur edhe rojën e sigurisë me qytën e shotganit në kokë, dhe për pasojë ky i fundit pësoi dëmtime në kokë, por jashtë rrezikut për jetën. Nga argjendaria e grabitur mësohet se Ramazan Hysa dhe Artan Çoku kanë marrë objekte me vlerë qindra mijëra euro.
Oficerët u vunë në ndjekje të dy të dyshuarve, në Bay Street, rreth orës 23:30 të mbrëmjes së 5 tetorit ku edhe i arrestuan. Kur oficerët u afruan, njëri nga shqiptarët drejtoi armën mbi ta, por nuk arriti të qëllonte.