Zbardhen emrat e policëve kufitar të rrëmbyer nga serbët në Leposaviç

107
Sigal

Novosti ka publikuar emrat dhe fotografitë e policëve kosovarë të rrëmbyer nga forcat serbe.

Bëhet fjalë për policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi.
Tre pjesëtarë të Policisë Kufitare të Kosovës, janë rrëmbyer sot në territorin e Kosovës, në afërsi të Leposaviçit në rrugë ilegale.

Në anën tjetër, burime të Indeksonline bëjnë të ditur se rrëmbimi dyshohet se ka ndodhur rreth 300 metra në territor të Kosovës, në një pikë kontrolli.

Mediat serbe kanë publikuar pamje të momentit kur tre zyrtarë policor të Kosovës janë arrestuar sot.