Google Pixel 2 probleme me audion, pritet të vijë përmirësimi

564
Lista e problemeve të Google Pixel 2 vazhdon të zgjerohet. Problemi i fundit që ka ardhur në dritë është se cilësia e audios në video-incizime nuk është duke performuar mirë.
Në mënyrë të veçantë, janë zhurmat e sfondit që duket se preken nga problemi, siç është e qartë nga videot më poshtë.
Ju gjithashtu mund të shikoni këtë audio klip (nxjerrë nga një video) që tregon se si cilësia dobësohet përderisa regjistrimi përparon, por bëhet pak më mirë drejt fundit, shkruan tg.
Problemi nuk është duke u raportuar ende gjerësisht, por nga ana e tyre, Google ka konfirmuar se çështja është e njohur, dhe një rregullim është në hyrje.
Sigal