Me 24 kilogramë marijuanë të fshehur në dollap, arrestohet nga Guardia di Finanza shqiptari në Itali

117
Sigal

Guardia di Financa e Komandës së Provincës në Perugia ka sekuestruar 24 kg marijuanë dhe ka arrestuar një shtetas shqiptar. Nëse do të hidhej në treg, droga do të sillte një shumë prej 150 mijë eurosh.

Ushtarakët e GDF mbërritën në banesën e shqiptarit pasi mblodhën një sërë elementesh hetimore që sinjalizonin një prani të re në tregun e marijuanës.

Pas një shërbimi vëzhgimi dhe ndjekjeje, financierët kryen një kontroll, me ndihmën e njësive të qenve, duke gjetur dy çanta me drogë të fshehura në një dollap. Shqiptari u vu në pranga nga policia dhe u dërgua në paraburgim. Një tjetër bashkatdhetar i tij u raportua pasi iu gjetën 8 gramë kokainë.