Google, Gmail dhe Youtube jashtë funksionit

155
Sigal

Dy platformat gjigante, që regjistrojnë miliona përdorues në mbarë botën, Youtube dhe Gmail, janë jashtë funksionit momentalisht.

Janë të shumtë reagime në rrjet ku njerëzit shprehen se nuk aksesojnë dot në adresën e tyre në Gmail apo se nuk hapin video në Yotube. Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një urdhër emergjence ditën e Hënë pasi zbuluan një hakim të departamenteve të thesarit dhe tregtisë. Duke filluar rreth orës 11.30 të mëngjesit ndërprerjet duket se kanë prekur shumicën dërrmuese të shërbimeve të Google, përveç kërkimeve kryesore. Pavarësisht nga natyra universale e ndërprerjeve, sistemet e automatizuara të ndërmarrjes nuk raportuan probleme për ndonjë shërbim për 30 minutat e para të ndërprerjes, si në drejtim të konsumatorit ashtu edhe në mjetet për zhvilluesit.

“Ne jemi të vetëdijshëm për një problem… që prek shumicën e përdoruesve. Përdoruesit e prekur nuk janë në gjendje të hyjnë në shërbimet e Google”,deklaroi më herët kompania.

Ndërprerja duket se lidhej me mjetet e vërtetimit të kompanisë, të cilat menaxhojnë se si përdoruesit hyjnë në shërbimet e drejtuara nga Google dhe zhvilluesit e palëve të treta. Kjo do të thotë që mjetet që nuk funksionojnë pa u identifikuar, të tilla si Gmail dhe Google Calendar, nuk ishin të disponueshme plotësisht. Shërbimet e palëve të treta që përdorin platformën e Google vazhduan funksionin e tyre. Shërbime të tilla si YouTube nuk funksiononin fare madje edhe për përdoruesit që janë identifikuar tashmë në një llogari të Google.

Mosfunksionimi ndërpreu rëndë shërbimet për shumë vende pune. Google Suite, një nga shërbimet e prekura, menaxhon jo vetëm komunikimin me e-mail, por edhe mesazhet brenda zyrës përmes shërbimeve Chat dhe Meet dhe punën aktuale përmes Google Docs, Sheets dhe Slides. Edhe ata që përdorin shërbime të tjera kanë pasur probleme, si punonjësit që mbështeten te Slack,  një aplikacion ku kolegët mund të flisnin mes tyre për probleme të kompanisë. Për ata që punojnë nga shtëpia, ndërprerja ndikoi në shërbimet Smart Home të Google, duke përfshirë altoparlantët inteligjentë Google Home dhe termostatet Nest.

Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një urdhër emergjence ditën e Hënë pasi zbuluan një hakim të departamenteve të thesarit dhe tregtisë. Të gjitha agjensive federale u është kërkuar të shkëpusin kompjuterët e tyre nga interneti. Shtetet e Bashkuara nuk kanë identifikuar se kush është pas sulmit. Incidenti vjen më pak se një javë nga sulmi kibernetik ndaj FireEye, një firmë elitare e sigurisë kibernetike e cila tha se janë vjedhur mjetet e saj të hakimit.

Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturave tha se sulmi ka potencialin për të kompromentuar të gjitha sistemet qeveritare.  Sipas agjencisë së lajmeve Reuters dhe burimeve të afërta me çështjen, Rusia është përgjegjëse për sulmet kibernetike. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social Facebook, Ministria e Jashtme Ruse i përshkroi akuzat si të pabaza.