Goditet banda, shtatë shqiptarë të arrestuar për 60 kg kokainë, si funksiononte rrjeti

145
Sigal

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga operacioni anti-drogë që çoi pas hekurave 12 persona, mes tyre edhe 7 shqiptarë, ndërsa u sekuestruan 60 kg drogë, kokainë dhe heroinë.

Vendimet janë firmosur nga gjykata e L’Aquila.

Operacioni u shtri në disa qytete italiane. Hetimet nisën në vitin 2019. Banda furnizohej me kokainë nga Belgjika dhe Holandë.

Shqiptarët e arrestuar:

Gjysho Bana 38 vjeç
Emiljan Guri 31 vjeç
Bujar Perlica 49 vjeç
Edmond Roci 45 vjeç
Brikeli Ziu 35 vjeç
Miklovan Ziu 42 vjeç
Armand Veliu 34 vjeç