Gjermania planifikon të blejë 30 milionë doza të vaksinës ruse

164
Sigal

Gjermania është duke planifikuar për të blerë 30 milionë doza të vaksinës ruse Sputnik V, pavarësisht faktit se ende nuk është miratuar nga rregullatori Evropian.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spann tha në fillim të këtij muaji se Gjermania ishte duke negociuar një marrëveshje me Rusinë për të blerë dozat e Sputnik V.

“Ne mbështesim fuqimisht një proces të shpejtë aprovimi deri në maj të vaksinës ruse nga Bashkimi Evropian”, tha në një mesazh në Twitter Michael Kreçmer, i cili ishte për bisedime në kryeqytetin rus me Ministrin rus të Shëndetësisë, Mikhail Murasko, shkruajnë mediat e huaja.

“Gjermania do të blejë 30 milion doza Sputnik V, për të përdorur 10 milion çdo muaj, midis qershorit dhe gushtit”, tha Kretsmer.

Zyrtari gjerman po bën një vizitë shumë-ditore në Rusi, ndërsa dy vendet kanë marrëdhënie të tensionuara pas mbledhjes së forcave ruse në kufirin me Ukrainën dhe shqetësimeve në lidhje me shëndetin e udhëheqësit të burgosur të opozitës, Alexei Navalny, i cili prej javësh ka hyrë në grevë urie.