“Futbolli po rrezikon falimentimin”, Marota ngre alarmin: Nuk garantohet e ardhmja, u përpoqën të…

192
Sigal

Intervista e zakonshme përpara sfidës për Xhuzepe Marotën, edhe pse këtë herë tema qendrore ishte Super Liga:

“Iniciativa ishte nisur nga pronarët e 12 klubeve të përfshira nga situata aktuale, veçanërisht e vështirë nga pikëpamja ekonomike. U përpoqën të gjenin një zgjidhje.

Futbolli po rrezikon falimentimin dhe po flas për gjithë sistemin. Asnjë ndërmarrje nuk mund të vazhdojë të jetojë me një tavan pagash të barabartë me 60-70% të arkëtimeve. Nuk garantohet e ardhme, ishte detyrim të kërkohej diçka tjetër. Përse dështoi? Së pari, për shkak të zërit të tifozëve që me shumë mundësi fillimisht u nënvlerësuan dhe më pas sepse klubet angleze u tërhoqën”.