Emanuel Egbo hedh akuza të forta: Më sulmojnë për shkak të ngjyrës time!

305
Sigal

Emanuel Egbo deri përpara disa muajsh nuk do ta kishte menduar kurrë që karriera e tij do të merrte këtë kthesë të lavdishme dhe do të çonte drejt titullit kampion Tiranën duke e marrë në një moment ekstremisht të vështirë.

Por, futbolli ka edhe kështu historish suksesi! Punë, punë dhe vetëm punë! Shumë pak fjalë, por edhe një shije e hidhur nga kritikat. Këtë, nigeriani e shpjegon në intervistën e dhënë për “ESPN Africa”, ku ndalet te racizmi në Shqipëri ndaj tij.

Më kanë sulmuar shumë herë, duke thënë gjëra të tilla si ‘ai nuk ka përvojë’ apo ‘ai është thjesht një trajner portierësh’, edhe pse unë nga një licencë UEFA Pro para disa prej atyre që më analizojnë mua. Ka edhe trajnerë vendas që drejtojnë në kampionat dhe nuk i sulmojnë si trajnerët e huaj”.

“Të njëjtën gjë bëjnë edhe me një trajner italian, por ai është europian dhe sulmet nuk janë aq të forta sa ndaj meje. Për shkak se jam i zi, sulmet e tyre janë më të shumta. Nuk mund ta pranojnë diçka të tillë. Këto janë gjëra që ta bëjnë shumë të vështirë punë. Të duhet durim, durim dhe hiri e vullneti i Zotit që të keni sukses”.

Gjithsesi Egbo shprehet se janë edhe shumë të tjerë që e mbështesin: “Këtu ka shumë njerëz të mirë, njerëz që më mbështesin, trajnerë të rinj shqiptarë që më dërgojnë mesazhe. Ata më motivojnë dhe më mbështesin, edhe pse nuk e bëjnë publikisht për shkak se nuk duan të futen në telashe me autoritetet dhe trajnerët e tjerë që janë më të mëdhenj se ata”.