Milan pret të shpallet kampion, tifozët kuqezi ndezin atmosferën në prag të sfidës

137
Sigal

Milani luan titullin kampion në 90 minutat e fundit të sezonit kundër Sasuolos, me kuqezinjtë që me një pikë do të shpalleshin fitues për herë të parë pas 11 vitesh.

Tifozët kanë qenë një ndër pikat kuçe të suksesit të këtij sezoni, dhe në ndeshjen kur me shumë duhej ndihma e tyre ata janë përgjigjur prezent.

Pamjet filmike tregojnë fansat që janë grumbulluar në masë në mbështetje të “Djallit” duke karikuar skuadrën me kore të cilat elektrizojnë ambientin.