Ja pagat e liderëve botërorë

454
Presidentit rus, Vladimir Putin, i është prerë rroga prej 10% për shkak rënies së ekonomisë së vendit. Por si krahasohet paga e tij me ato të liderëve të tjerë të botës? Këtu tregohen pagat e kryeministrave dhe presidentëve të ekonomive më të mëdha dhe të zhvilluara në botë, sipas të dhënave më të fundit zyrtare dhe konvertimeve në dollarë amerikanë në normën aktuale.
Presidenti Obama kryeson me 400.000 $ në vit. Paga presidenciale u dyfishua kur George W. Bush u bë president në vitin 2001. Përveç kësaj, Obama merr një shpenzim llogarie pa taksa me vlerë $ 50.000.
Paga e Merkelit si kancelare gjermane është 216.000 euro në vit ($ 234.383). Kancelarja dhe ministrat e saj morën një rritje 2,2% në fillim të muajit mars, sipas dokumenteve qeveritare. Kryeministri britanik fiton £ 142.500 (214.782 $) në vit. Kjo përfshin pagën e tij si një anëtar i parlamentit, e cila është £ 67.060. Presidenti francez do të ishte renditur shumë më e lartë në këtë listë, në qoftë se paga nuk do t’i ishte prerë për 30% , në momentin që ai mori detyrën në vitin 2012. Pa këtë prerje, Hollande do të kishte fituar 255.600 euro në vit ($ 274.522), i dyti pas Obamës.
Tani ai fiton $ 194.251. Në krizën më të rëndë ekonomike të vendit të tij, Putin tha javën e kaluar se paga e tij do të shkurtohet për 10%. Ai tani fiton afërsisht 8.2 milionë rubla në vit ($ 136.000) si president i Rusisë, transmetojn mediat.
Paga e kryeministrit indian është vetëm 1.900.000 rupes në vit, e cila është pak më shumë se $ 30.000. Kjo vjen nga një informacion zyrtar i dorëzuar nga media lokale. Ai mund të jetë në krye të ekonomisë së dytë më të madhe në botë, por paga e presidentit kinez, Xi Jinping, është vetëm 22.000 $. Dhe kjo vjen pas një rritjeje 60% në fillim të këtij viti.
Sigal