Gjermani, 2 të vdekur dhe 20 të plagosur në një aksident

455
Sigal

Në një përplasje mes një makine dhe një autobusi që ndodhi dje në veri të Gjermanisë, dy persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur.

Makina po ecte në rrugën kryesore dhe u përplas ballë për ballë, për arsye që ende nuk njihen, me një autobus që i përkiste një kompanie udhëtimesh që vinte nga qyteti Rostok në shtetin e Mecklenburg-Vorpommern, sipas të dhënave të para të mbledhura nga policia, shkruan atsh.

Aksident Gjermani

Shoferi 36 vjeç dhe pasagjerja 37-vjeçare që udhëtonin në makinë vdiqën ne vendin e ngjarjes.
Ndërsa në autobusin që po vinte nga Polonia, 22 persona ishin plagosur lehtëm ndërsa dy janë në gjendje të rëndë.