Gjendet një trup i pajetë, dyshimet e para

111
Sigal

Një person është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Mediat në Kosovë raportojnë se viktima i seksit mashkull dyshohet se është vrarë. Zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj tha se bëhet fjalë për një 58 vjeçar trupi i të cilit është dërguar për ekspertizë.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është kualifikuar “Vrasje”, sipas KPRK-së.

Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast”, tha Ulaj.