Pezullohet aktiviteti 11-të autoshkollave në Tiranë, priten ndëshkime për instruktorët

183
Sigal

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPRRTSH) bën të ditur se ka pezulluar aktivitetin e 11 autoshkollave për një periudhë nga 1 deri 3 muaj.

Për një kompani DPRRTSH ka propozuar heqjen e licenses pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

DPRRTSH bëri të ditur se ka ushtruar kontroll tekniko-administrativ në 41 subjekte autoshkolla në qarkun e Tiranës, për muajin mars.

Ndër mangësitë kryesore të konstatuara janë mosafishimi i orareve të funksionimit të autoshkollës; mospërditësimi i rregulloreve të funksionimit të autoshkollës sipas akteve ligjore dhe nënligjore; tabela keqinformuese, ku autoshkolla reklamon për kategori lejedrejtimi që nuk është e licensuar si aktivitet; regjistrat e teorisë dhe praktikës të pa azhurnuara rregullisht; regjistri amza i pa protokolluar pranë drejtorisë rajonale; autorizime mjeti autoshkolle dhe instruktorësh që u ka përfunduar afati.

Sipas DPRRTSH po përgatiten masa ndëshkuese për instruktorë dhe punonjës autoshkolle.