Gjendet një autoblindë me armatim, dyshohet se do të përdorej për sulm nga terroristët

44
Sigal

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale po vazhdojnë ekzaminimet në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u zhvillua aksioni policor pas sulmeve të një grupi terroristësh serbë, ku mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku. Në vazhdën e hetimeve që po kryhen në atë pjesë, merret vesh se është gjetur një autoblindë me armatim.

Sipas informacioneve të para, ajo ishte destinuar për t’u përdor gjatë sulmit terrorist që u zhvillua në Banjskë të Zveçanit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka konfirmuar të hënën se është gjetur trupi i pajetë i një terroristi tjetër të vrarë në veri të vendit. Trupi i pajetë është gjetur rreth 1.5 kilometra larg “vendit të incidentit”.

Po ashtu, PSRK, mbrëmë ka njoftuar se 6 persona janë ndaluar për përfshirje në sulmin ndaj Policisë, dyshohen për vepra terroriste në Banjskë të Komunës së Zveçanit.

Sipas PSRK-së, të ndaluarit dyshohen për disa vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

“Prokuroria Speciale, gjithashtu njofton se gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, janë ndaluar gjashtë (6) persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 126 lidhur me ‘’Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’ nga neni 114, ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 138 lidhur me nenin 129 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ka njoftuar PSRK-ja.

Sasia e armatimit e kapur nga Policia është si në vijim:

Një pjesë e armatimit te konfiskuar, kjo është përgatitje për lufte!

uniforma ushtarake

karikatorë për AK47

predha minahedhës 82mml

predha 62 mili

granata dore

zolla te mbushura

zolla te perdorura

mina antitanke

eksplozivë dinamitë

veturë e rëndë e blinduar

vetura të tipit xhip

motora 4×4

mina kundër këmbësorisë

tromblon për pushkë

mitrolozë

Kallash AK 47

dronë