E rëndë në SHBA, makina godet policët e akademisë, 22 të plagosur

83
Sigal

Të paktën 22 rekrutë policie janë plagosur sot kur grupi i tyre u godit nga një automjet i drejtuar nga një 22-vjeçar i bardhë, teksa ata po bënin vrapimin e mëngjesit në një zonë të Los Angeles, Kaliforni.

Edhe autori i dyshuar është dërguar në spital i plagosur, pasi policia i bëri testin e alkoolit e drogave, shkruan rrjeti vendas, ABC7.

Policia e Kalifornisë tha se incidenti u raportua në orën lokale 6.30 të mëngjesit.

Rekrutët po stërviteshin në akademinë e Sherifit dhe Shërbimeve Rajonale, që gjendet rreth 1.5 km larg vendit të incidentit.

Shkaqet apo motivet e incidentit janë ende duke u hetuar nga autoritetet.

Një rezident i zonës tha për rrjetin Fox 11 se rekrutët e rinj të policisë vrapojnë shpesh në këtë zonë në grupe të medha dhe mbajnë gjithmonë jelekë shikueshmërie të lartë.

Kapitenia e zjarrfikësve të Los Angeles, Sheila Kelliher tha se shoferi sulmues po ecte në drejtim të gabuar udhëtimi dhe nuk është e qartë nëse humbi kontrollin apo goditi njerëzit qëllimisht.

Ajo shtonte se pesë kadetë kishin pësuar plagë serioze, katër ishin plagosur më lehtë dhe të tjerët plagë jo të rënda.

Ajo tha se kadetët po kryenin vrapimin e mëngjesit kur personi i goditi me makinë. Makina kishte goditur një shtyllë dhe pësoi dëme serioze. Hetimet vijojnë.