Obama: Ne do të godasim më fort se kurrë Shtetin Islamik

502
Presidenti amerikan, Barack Obama nënvizoi sot se përpjekjet ushtarake të SHBA-së dhe aleatëve të saj kundër Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri ishin intensifikuar duke pranuar se progreset kundër xhihadistëve duhet të jenë më të shpejta. “Ne do t’i godasim më fort se kurrë”, deklaroi presidenti amerikan nga Pentagoni ku mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“Ata do të dobësohen më shumë, do të bëhet më e vështirë për anëtarët e Shtetit Islamik për të bërë propagandë në mbarë botën”, shtoi ai. Tetë ditë pas një fjalimi zyrtar të mbajtur në zyrën ovale, Obama njoftoi se sekretari për Mbrojtjes do të shkonte prej sot në Lindjen e Mesme për të punuar me partnerët e koalicionit për të marrë më shumë kontribute ushtarake. “Kjo vazhdon të jetë një luftë e vështirë”, theksoi ai duke nënvizuar se xhihadistët përdornin burrat, gratë, fëmijët pa mbrojtje si mburojë njerëzore.
Sigal