Sulmet në Paris, policia franceze arreston një tjetër terrorist

513
Policia franceze ka arrestuar një person për të cilin besohet se ka ndihmuar në fshehjen e organizatori të sulmit në Paris, Abdelhamid Abaud. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare për agjencinë e lajmeve Asociated Press.

Besohet se 25-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka bashkëpunuar me Xhavid Bendaud, i cili është i vetmi i akuzuar për sulmet në Paris. Sakaq, Bendaud para arrestimit ka pranuar se ka siguruar strehimin për Abaud, por ka mohuar se ka ditur se kjo ka lidhje me sulmet e 13 nëntorit. Ai ka thënë se këtë për Abaudin e ka bërë si “shërbim”. Ndërkohë, Abaud, një e afërme e tij dhe një mashkull i paidentifikuar janë vrarë në aksionin e Policisë që ka hyrë në banesën e Bendaudit më 18 nëntor.
Sigal