Frika nga koronavirusi boshatis rrugët në Itali (Video)

398
Sigal

Rrugë e sheshe bosh, farmacistë me maska. Kjo është pamja e qytetit Kodonjo, Itali mëngjesin e 21 shkurtit.

Pamjet janë filmuar me dron pas urdhrit për të mbyllur çdo aktivitet për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Deri tani shkon në 34 numri i të infektuarve me koronavirus në 2 rajonet italiane të Lombardisë e Venetos.

27 prej tyre banojnë në Lombardi e 7 në Veneto 7 personat pozitiv me koronavirus në Veneto janë banorë të komunës Vo’ Euganeo ku jetonte dhe viktima e parë italiane një shtetas 78 vjeçar, 2 prej tyre janë familjarë të viktimës.