“Punëtorë nga jashtë, ‘juristët’ tanë në kafe”, Kryemadhi ia kthen ashpër Ramës: Analfabet e kriminel

337
Sigal

E ashpër ka qenë në fjalimin e saj kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cila ka sulmuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me një deklaratë që ky i fundit bëri se në vend punon fuqia punëtore. Gjatë fjalës së saj nga Shkodra, Kryemadhi e cilësoi Ramën një analfabet njerëzor dhe kriminel, ndërsa theksoi se sot rinia shqiptare punon në vendet e Ballkanit dhe jo vetëm për një pagë minimale pasi në Shqipëri nuk gjen dot.

Duke u kthyer tek deklarata e Ramës, se punëtorë që do të punojnë për Rindërtimin pas pasojave nga tërmeti do të merren nga kontinentet e tjera se juristët shqiptarë rrinë në kafe, Kryemadhi tha se ‘juristët e tij flenë në hotele 700 euro nata”.

“Kur vijë në Shkodër, ndihem si shkodrane. Vetëm në Shkodër, jo e simulon, po ndihesh vetvetja. Kriza politike është kur politika nuk gjen zgjidhje.

Sot situata politike ekonomike, është në ‘gjendje kome’. E cila nuk të kthen përgjigje dhe as nuk reagon. Këdo që të takosh thonë; nuk na del rroba. Taksat janë të larta. Energjia është shumë e shtrenjtë. Kudo që të shkosh të trokasësh në dyert e spitaleve, do shohësh se mjekë të aftë do thonë se; s’ka ca të bëjë se ka mbaruar sterilizimi i veglave. Nëse një njeri ka një apendicit duhet të komunikojmë me kryeministrin që është bërë vet Zot e vet shkop.

Ndihemi të pashpresë, shqiptarët ndihen pa mburojë, pa shtetin e tyre. Dëgjon në emisione dhe me miq të huaj që flitet për Kushtetutës, që është baza e këtij shteti. Kushtetuta është ajo që vendos rregullin e secilit na ne. Kushtetuta e një vendi është si rregulli i një burri dhe një gruaje në shtëpi.

Rregulli i dy prindërve që vendosin kufirin e moralit, të sjelljes dhe komunikimit të familjes. Sot ndjej dhembshuri, e keqardhje, dhe mëshirë, pasi kryeministri ynë ka treguar analfabetizmin e tij njerëzor dhe jo politik pasi e ka treguar mirë duke blerë vota. Ai nuk ka asnjë fije njerzillëku në shpirtin e tij. Ai bënte thirrje për të ndërtuar Shqipërisë, do thërrasim punëtorë na jashtë.

Pasi shqiptarët i mendon të gjithë juristë që rrinë tërë ditën në kafene. Juristët shqiptarë janë ata që rrinë dhe në kafene, por dhe ata që një natë në hotel paguajnë 700 euro. Ky analfabeti jonë thotë; do sjell punëtor nga kontinentet e tjera, se këtu s’ka punëtor.

Mjafton që të marrë vetëm të dhënat nga zyra e punës së tij se si mbi 500 djem nga Gramshi punojnë në Mongoli për 500 euro në muaj. Se si qindra djem punojnë në Mongoli, Qipro, Maltë, në Maqedoni, Mal të Zi dhe për 190 euro në ditë dhe ky kriminal thotë se “do sjellë punëtor nga kontinentet e tjerë se ka oligarkët e tij. Juristët e Edi Ramës janë kthyer të shtojzovalle të grupeve kriminale që e furnizojnë grupet e drogës.”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se nuk do e jepte jetën kurrë as për Bashën dhe Metën, por për fëmijët e saj. “Unë se jap jetën as për Lulzim Bashën që të bëhet kryeministër dhe as për Metën president. Por e jap jetën për fëmijët e mi. Ndaj në dy mars do të jem në Bulevard.”, pohoi kryetarja e LSI-së.