Francë, persona të armatosur marrin peng një grup njerëzish në kufi me Belgjikën

442
Persona të armatosur kanë marrë peng një grup njerëzish në një pikë karburanti në qytetin Roubaix, në veri të Francës, në kufirin me shtetin belg. Mediat flasin për disa persona të plagosur me armë zjarri, ndërsa në zonë dëgjohen të shtëna, pasi pengmarrësit kanë hapur zjarr ndaj policisë.

Sipas ‘Le Figaro’, personat që mbahen peng janë drejtori i një banke dhe familjarët e tij, mes të cilëve edhe fëmijë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për lirimin e pengjeve. Sipas autoriteteve franceze, pengmarrësit janë një grup grabitësish, që nuk kanë lidhje me terrorizmin.
Sigal