Francë, 6 të ndaluar për terrorizëm

474
Katër persona janë arrestuar në Strazburg dhe 2 të tjerë në Marsejë në kuadër të një operacioni anti-terror të policisë franceze.
Sigal

Sipas mediave lokale, katër të arrestuarit e parë po planifikonin një aksion terrorist, në shënjestër të të cilit ishte komisariati i policisë së Strazburgut, si dhe tregu i Krishtlindjes. 
Tregu në fjalë hapet të premten e ardhshme dhe tërheq çdo vit rreth 2 milionë persona. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve.