Vjosa Osmani merr urimin nga Presidenti Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump i ka dërguar një kartolinë presidentes së Kosovës në detyrë, Vjosa Osmani si urim për festat e fundivitit.

Osmani përmes një postimi në Twitter e ka falënderuar Presidentin Trump për urimin dhe i ka dërguar urime të gjithë amerikanëve duke i dëshiruar shëndet, prosperitet dhe Krishtlindje e fundvit të këndshëm.

Sigal

Ja postimi i saj i plotë :

‘Faleminderit për urimin zoti President, Donald Trump.

Unë i dëshiroj të gjithë amerikanëve shëndet, prosperitet dhe Krishtlindje dhe Vit të Ri të këndshëm.

Shpresoj që 2021 të jetë një pikë kthese pozitive në sfidat e përbashkëta me të cilat përballen shoqëritë tona’.