Pallati presidencial francez bëri publike përbërjen e një qeverie të re ku mbizotërojnë konservatorët dhe centristët, më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve që thelluan ndasitë politike, ndërsa Franca përballet me sfida financiare dhe diplomatike në rritje. Kolalicioni i majtë siguroi numrin më të madh të vëndeve në zgjedhjet parlamentare në qershor dhe korrik, por nuk arriti të fitonte një shumicë. Grupet studentore dhe aktivistët e së majtës mbajtën protesta në mbarë vendin të shtunën kundër një qeverie që ata thonë se refuzon vullnetin e votuesve. Presidenti Emmanuel Macron emëroi konservatorin Michel Barnier si kryeministër në fillim të këtij muaji, edhe pse partia republikane e tij pati një paraqitje të dobët në zgjedhje.




















