FOTO/ Zhduket në rrethana misterioze shqiptarja në Zvicër (Emri)

560
Një shqiptare është zhdukur që prej ditës së shtunë në Zvicër, ndërsa ende nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e saj. Shqiptarja Naime Moni 42 vjeç është parë për herë të fundit në banesën e saj në Luzern të Zvicrës.
Sipas policisë, Naimja jetonte në zonën ‘Alfred Schindlerstrasse’ dhe është shpallur e zhdukur nga familjarët të shtunën rreth orës 17:00, dhe deri me tani nuk ka asnjë informacion lidhur me vendndodhjen e saj.
Sipas policisë zvicerane, gruaja vuan nga probleme shëndetësore. Ajo është e gjatë 164 centimetra dhe ka trup të hollë. Ka flokë të verdha, të gjata dhe kaçurrela. Gruaja që konsiderohet e humbur ka veshur rroba sportive ngjyrë hiri, xhaketë me kapuç të zi.
Kushdo që e ka parë Naime Monin ose ka informacione lidhur me vendndodhjen e saj, policia lutet të paraqitet në Komisariatin e Luzernit ose te kontaktoje në numrin: 041 248 81 17.


Sigal