Tanket Leopard që ruhen prej 10 vitesh, Spanja ja bën “dhuratë” Kievit

130
Sigal

Autoritetet spanjolle planifikojnë të dërgojnë katër deri në gjashtë tanke të rinovuar, Leopard 2A4, në Ukrainë në dërgesën e tyre të parë drejt Kievit, raportoi gazeta El Pais të ditën e sotme.

Sipas tyre, numri përfundimtar do të varet nga gjendja e 53 tankeve që janë ruajtur në Zaragoza për dhjetë vjet, ndërsa ministria spanjolle e Mbrojtjes është aktualisht në bisedime për restaurimin e tyre sa më të shpejtë.

Gazeta shkruan gjithashtu se rinovimi i një tanku Leopard mund të kushtojë mbi gjysmë milioni euro dhe se kohëzgjatja e parashikuar e restaurimit është dy muaj e gjysmë, e cila është e barabartë me kohëzgjatjen e kursit të trajnimit që ushtria e vendit ka zhvilluar për ekuipazhet e tankeve ukrainase.

Ministria e Mbrojtjes e Spanjës mund t’i sigurojë Kievit gjithashtu një grup pjesësh rezervë për tanket Leopard, ndërsa dërgimi i municioneve 120 mm është një çështje më e vështirë sepse Spanja nuk prodhon municione të tilla dhe do të duhej të përdorte rezervat e ushtrisë.