FOTO – Kosovë/ Kishin ‘pushtuar’ ambienet e ZRRE, Policia, arreston keun e PSD dhe aktivistë të tjerë

142
Sigal

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, zyrtarët Frashër Krasniqi, Nol Nushi dhe të tjerë, janë arrestuar  nga Policia e Kosovës në ambientet e ZRRE-së, raporton Gazeta Express.

PSD paraprakisht ka deklaruar se kushti për ta lëshuar hapësirën e Zyrës së Rregullatorit për Energji ishte publikimi i vendimin për shtrenjtimin e rrymës.

Molliqaj i tha kryesuesit të bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahut se s’mund t’i lënë të punojnë, pasi sipas tij, ata po mashtrojnë.

Sipas Molliqajt, rryma është shtrenjtuar edhe për ata që shpenzojnë deri në 800 kwh në muaj.