Fermerët e Europës nisën protestën e tyre në për çmimet e ulëta dhe kërcënimin e konkurrencës nga importuesit e agro-ushqimeve të Amerikës së Jugut, duke bllokuar rrugët me 1,300 traktorë teksa liderët e BE u takuan për një samit.
Barrikadat e policisë dhe automjetet e kontrollit të trazirave, penguan fermerët të shkonin në ndërtesën e Këshillit Evropian, ku udhëheqësit e po diskutonin rreth ndihmës për Ukrainën. Kështu, ata u mblodhën përpara Parlamentit Evropian aty pranë.
Zjarret e shpërndara dërguan re tymi mbi protestuesit dhe shumë traktorë të parkuar, ndërsa boritë, bilbilat, fishekzjarrët dhe brohoritjet përshkuan ajrin. Policia, me helmeta qëndroi pas barrikadave, me tela me gjemba në hyrje të parlamentit, nën tabelat që u kërkonin qytetarëve të BE-së të votojnë në zgjedhjet evropiane që do të zhvillohen pas katër muajsh.
Fermerët shpjeguan se ishte pjesë e axhendës së tyre për të çuar protestën e tyre në Bruksel.
“Ne kemi zgjedhjet evropiane dhe ato belge, gjithashtu. Kështu që të gjithë kanë frikë se do të fshihen nga harta”, tha një fermer belg.
Fermerët besojnë se nuk mund të sigurojnë më jetesën duke punuar tokën.