Ekzekutimi mafioz / Vritet shqiptari 47-vjeçar në Brazil

286
Sigal

Një tjetër shqiptar është ekzekutuar në mënyrë mafioze. Bëhet fjalë për një 47-vjeçar , i cili u ekzekutua në Brazil ndërsa ishte ulur në një restorant.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rajonin qendror të São Paulo.

Mediat braziliane shkruajnë se viktima është Ilir Zelka. Ai prej 20 nëntorit qëndronte në një hotel, ndërsa u ekzekutua mëngjesin e datës 1 dhjetor.

 Pak ditë më parë u ekzekutua një tjetër shqiptar, në Ekuador, Adriatik Tresa, ndërsa shkak sipas autoriteteve të këtij vendi ishin përplasjet për kokainën.