Presidenti Meta përkujton liderin historik të Kosovës

266
Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën.
Me rastin e 76 vjetorit të lindjes së tij, kreu i shtetit shqiptar ka vlerësuar figurën e Rugovës nëpërmjet një statusi në llogarinë e facebook.
Ja postimi i plotë :
Sot, në 76-vjetorin e Tij të lindjes, kombi shqiptar nderon prijësin e vlerave demokratike dhe të qëndresës qytetare, misionarin e paqes dhe arkitektin e Pavarësisë së Shtetit të Kosovës, Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Vizioni, urtësia, largpamësia dhe angazhimi i Tij jetësor për Kosovën Republikë dhe të ardhmen e saj europiane mbeten përherë aktuale!
I përjetshëm kujtimi për këtë Burrë Shteti të madh të kombit tonë!
Sigal