Si do të bëhet kolaudimi i makinave nga janari 2021

1118
Sigal

Kryeministri Rama ka njoftuar se kontrolli teknik i mjeteve rrugore nuk do të merret nën kontroll nga shteti dhe do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor që nga janari.

Rama ka shkruar në Fb mëngjesin e së mërkurës, atë që e cilëson si lajm të mirë, se në dhjetor do të marrë fund, koncensioni absurd i kolaudimit të makinave.

“Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim sikundër e kemi premtuar do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga DPSHTRR – ka njoftuar Kryeministri – dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:

Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim

Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet

Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!

Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet

Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund.

Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të DPSHTRR