Eklipsi më i bukur i 33 viteve pritet të ndodhë më 28 shtator

747
Do të jetë një natë që ja vlen të rrish zgjuar për të parë superhënën e “përgjakshme”, që do të shfaqet mbrëmjen e 28 shtatorit. Do të jetë nata e “hënës së madhe të kuqe”, kur mes orës 02:10 dhe 07:23 të së hënës do të ndodhë një eklipsi i plotë i hënës. Sateliti ynë do të hyjë në konin e hijes që projekton toka ndërsa kalon përballë diellit dhe do ta errësojë tërësisht atë; madje duke i ndryshuar komplet ngjyrën. Në rajonin tonë do të jetë më e përshtatshme për t’u parë nga ora 04:11 deri në orën 05:25; një kohë e mjaftueshme për t’u mrekulluar nën një hënë magjike. Ky event njihet me emra të ndryshëm si “super hëna e përgjakshme”, “eklipsi i superhënës” etj. Por pavarësisht emrit, bëhet fjalë për të njëjtin fenomen spektakolar që do ti mahnisë të gjithë këtë fillim jave. Ky fenomen, i superhënës dhe eklipsit njëkohësisht, është një ngjarje shumë e rrallë ndaj nasa na shpjegon disa të dhëna më të detajuara mbi të.
Sigal