E vërteta e fshatrave të shkretuara në Itali që shesin shtëpitë për 1 euro

289
Sigal

Një qytezë e shkretuar italiane ka nxjerrë për shitje shtëpitë e braktisura për vetëm 1 euro.

Laurenzana, nuk është qyteza apo fshati i parë që e bën këtë në Itali, pasi shumë fshatra të tjerë kanë ofruar të njëjtin çmim për banesat.

Të gjithë kanë ngelur të shtangur por pas kësaj fshihet një skemë, sipas të cilës më vonë duhet paguar një depozitë dhe tarifë ligjore që mund të shkojë deri në 7000 euro.

Megjithatë, pronarët e Laurenzana-s, shmangin këtë depozitë, por kanë vetëm një kërkesë, që në tre vite pronarët e rinj të kenë restauruar banesën dhe të kenë hedhur të paktën 17 mijë euro për ta kthyer shtëpinë në gjendjen e tyre fillestare.

Shpëtitë kanë një madhësi prej 130 deri në 500 metra katrorë. “Ne duam t’i ndihmojmë të sapoardhurit të blejnë shtëpinë e tyre të ëndrrave, dhe nuk do i lodhim me procedura e kërkesa të shumta,” tha kryetari i bashkisë së kësaj qyteze.