Shpërthimi në Tiranë në parkimin e qendrës tregtare, ja dyshimet e para

336
Sigal

Janë zbardhur detaje të reja nga shpëthimi i ndodhur në mbrëmje në Tiranë, ku një makinë dyshohet se është bërë objekt i një sulmi me tritol.

Sikundër mësohet automjeti ka qenë i parkuar në një qendër tregtare në zonën e Komunës së Parisit.

Zjarrfikësit janë lajmëruar për një shperthim, në dyshimet për lëndë eksplozive. Ndërkohë që një grup hetimor po kqyr vendin se nga çfarë ka ardhur shpërthimi. Në vendngjarje janë nisur dy automjete zjarrëfikësish. Ajo që dihet deri më tani është se automjeti ka qenë i parkuar ndërkohë që është e paqartë nëse ka persona të lënduar.