E rëndë / Ndërron jetë së bashku me vajzën 6 muajshe në aksident

283
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani. Pas një aksidenti trafiku ka ndërruar Elvis Muçaj nga Lluka e Epërme në Decan së bashku me foshnjën e tij 6 muajshe.

Rastin e ka konfirmuar vetë kryetari i komunës së Decanit, Bashkim Ramosaj.

“Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6 muajshe, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjermani.”, ka shkruar ai.

“Ngushëllime më të sinqerta familjes Muçaj, bashkëfashtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”, shton Ramosaj.