E rëndë/ Krim në familje! Djali vret babain dhe nënën

222
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kroaci. Mediat atje, shkruajnë se dy persona, një burrë e një grua, janë gjetur të vdekur në një apartament në zonën e Pula. Sipas policisë, çifti dyshohet se është vrarë nga djali i tyre.

Ata kanë mundur ta arrestojnë atë. Raportohet, se djali i çiftit ishte rreth të 30-ve dhe pas krimit është dorëzuar vetë në polici.

Autoritetet janë duke hetuar rastin dhe po marrin në pyetje djalin për të mësuar arsyet dhe shkaqet që dërguan atë të kryente këtë krim brutal.