E rëndë/ Aksident tragjik i ndodhur në mesditë, humb jetën 22 vjeçarja shqiptare

233
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para orës 13:00 në rrugën nacionale Patras – Athinë. Një vajzë 22-vjeçare humbi jetën në një aksident automobilistik pasi u përplas nga një kamion.

Makina që drejtoje nga 22-vjeçarja shqiptare fillimisht u përplas me një mjet tjetër. E reja kishte dalë nga makina për të kontrolluar dëmet që i ishin shkaktuar, kur është goditur nga kamioni duke e lënë të vdekur në vend.