Xavi publikon listën e lojtarëve të grumbulluar, Dembele mungon përsëri

182
Sigal

Klubi katalanas nuk e ka pritur mirë sjelljen e lojtarit, Ousman Dembele, mbi çështjen e rinovimit.

Për këtë arsye ai nuk është sërish në ekip. Xavi ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën ndaj Alaves. Në të bie sy mungesa e Ousmane Dembele.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, francezi tashmë ka vendosur përfundimisht të mos rinovojë me Barcelonën. Për pasojë nga ana tjetër, klubi ka vendosur mos të jetë më pjesë e ekipit. Këtë gjë e tregon më së miri fakti se në ndeshjet e fundit, sulmuesi nuk është grumbulluar.