E pabesueshme, të gjitha këto armë u gjetën në një banesë dhe i dispononte një person

457
Sigal

Autoritetet kanë konfiskuar më shumë se 550 armë në dy shtëpi në Kaliforninë e Jugut, teksa në pranga ka përfunduar një person. Gjashtëmbëdhjetë vjeçari Manuel Fernandez u arrestua javën e kaluar pasi policia bastisi shtëpinë e tij në Agua Dulce. Zyrtarët të hënën thanë se u gjetën 432 pushkë dhe pistoleta, pastaj u kthyen më vonë dhe gjetën  të fshehura 91 armë të tjera. Së fundi, 30 armë u konfiskuan në një shtëpi tjetër që besohet të jetë bashkëpunëtoree Fernandezit.

Një arsenal i vërtetë armësh është zbuluar javën e shkuar nga policia Los Anxhelosit.

500 armët e zjarrit u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e një të burgosuri në Agua Dulce, duke shënuar kështu një nga konfiskimet më të mëdha.

Hetuesit bastisën shtëpinë e Manuel Fernandez pasi informacioneve të marra në mënyrë operative se ai kishte një arsenal armësh zjarri. Pas hyrjes në pronë të enjten, ata gjetën një numër të madh armësh, duke përfshirë pushkë, armë gjahu “Shotgan” dhe pistoleta, disa dekada të vjetra.

Fernandez, 60 vjeç, u arrestua pas bastisjes gjatë së cilës hetuesit gjetën 432 armë.

Një kërkim të nesërmen zbuloi 91 armë zjarri të fshehura në shtëpi.

Hetimi i çoi detektivët tek një grua  që lidhej me blerjet e armëve të zjarrit. Ndërsa ajo nuk ishte në shtëpi, detektivët gjetën 30 armë në shtëpinë e saj, thanë zyrtarët.

Fernandez u arrestua me akuzën e armëmbajtjes pa leje, posedim të municioneve. Por garancia prej 35,000 dollarë i solli lirimin të premten.

Hetuesve iu deshën ditë të tëra për të kontrolluar armët në tentativë për të hedhur dritë mbi origjinën dhe historinë e tyre.

Burimet pranë hetuesve thanë se pronari duket të jetë një koleksionist i armëve të zjarrit.

Detektivët planifikojnë të paraqesin një çështje në zyrën e avokatit të rrethit për ndjekje penale, thanë zyrtarët.rët.