E bujshme/ Donald Trump ndalon financimin e OBSH-së: Të shqyrtohet keqmenaxhimi dhe fshehja e Covid-19!

441
Sigal

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka marrë vendimin, për të ndalur financimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri në momentin e përfundimit të një shqyrtimi të veprimtarisë së kësaj organizate, në lidhje me koronavirusin Covid-19.

Sot, po udhëzoj administratën time, të ndalë financimin e OBSH-së, ndërkohë që kryhet një shqyrtim, për të analizuar rolin e OBSH-së, në keqmenaxhimin e rëndë dhe fshehjen e përhapjes së koronavirusit“, u shpreh Presidenti.

Trump u shpreh se SHBA jep një kontribut financiar për OBSH-në, në vlerën e 400-500 milionë dollarë, ndërsa po sipas tij, Kina kontribuon me vetëm 40 milionë dollarë.

Nëse OBSH, do të kishte bërë detyrën, për të çuar mjekë ekspertë në Kinë, për të analizuar në mënyrë objektive situatën në terren dhe të ekspozonte mungesën e transparencës nga ana e Kinës, përhapja e virusit do të ishte kontrolluar që në gjenezë, me fare pak vdekje“, u shpreh Trump.

Vendimi i Trump për të ndalur financimin ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vjen në një kohë kur SHBA dhe mbarë bota, po përballen me një pandemi dhe një krizë të thellë. SHBA është goditur veçanërisht nga Covid-19 dhe deri në këto momente, numëron 25,924 të vdekur dhe rreth 611 mijë persona të infektuar.

Me rastin e pandemisë së Covid-19, ne kemi shqetësime të thella, nëse bujaria e SHBA-së, është përdorur ose jo, në mënyrë më të mirë të mundshme“, u shpreh Presidenti.

Nuk është hera e parë, që Presidenti Trump vë në pikëpyetje financimin e SHBA, ndaj organizatave të ndryshme ndërkombëtare. Ai vendosi tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja e klimës dhe ka ngritur pikëpyetje rreth financimit të OKB-së gjithashtu.