Temperatura deri në 22 °C, në mesditë largohen vranësirat

294
Sigal

Moti sot parashikohet fillimisht me vranësira mesatare dhe të dendura dhe prej orëve të mesditës mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se përgjatë orëve të para të mëngjesit në momentin e vranësirave do ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e në juglindje reshje të dobëta dëbore në lartësitë mbi 800 metër.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 3-10m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit erë intensive dhe me rrahje me shpejtësi mesatare 8-16m/s dhe hera herës me shpejtësi deri në 25-30m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    Temperaturat në °C

Shkodër    5/18 Shi diell

Kukës    3/9 Shi diell

Lezhë    5/17 Shi diell

Dibër    2/7 Shi diell

Durrës    9/19 Shi diell

Tiranë    8/22 Shi diell

Elbasan    6/21 Shi diell

Berat    4/21 Shi diell

Vlorë    9/21 Shi diell

Korçë    2/10 Shi/bore diell

Gjirokastër    5/21 Shi diell

Sarandë    10/19 Shi diell