Harta e re gjyqësore, Vasili: Asnjë propagandë nuk e zgjidh këtë batërdi organizative dhe ligjore!

267
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar për sistemin e drejtësisë në vend.

Pas deklaratës së kryetares së KLGJ-së Naureda Llagami dhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja gjatë prezantimit të hartës së re gjyqësore, Vasili thotë se tashmë kolapsi total i drejtësisë është një fakt.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, Vasili thotë se lojërat me hartat gjyqësore janë një farsë që ripërziejnë pa zgjidhje çorbën e kolapsit të drejtësisë.

Postimi i plotë:

Lojrat me harte gjyqesore nje farse, qe riperzien pa zgjidhje çorben e kolapsit te drejtesise!

Kolapsi total i drejtesise eshte fakt.

3 mije çeshtje per nje gjyqtar do te thote qe realisht qytetaret te mos marrin kurre drejtesi.

Do te thote ulje e tmerrshme e cilesise se gjykimit per shkak te nje volumi absolutisht te paperballueshem.

Do te thote neperkembje e te drejtave dhe e barazise perpara ligjit per dhjetra mijra qytetare.

Do te thote hapesire pa fund per abuzuesit sepse drejtesia ndaj tyre nuk do te behet kurre.

Do te thote fushe e hapur per pandeshkueshmerine ne te gjitha nivelet e shoqerise.

Do te thote pasiguri e thelle juridike per bisneset dhe premise fondamentale per thellim te krizes ekonomike.

Lojrat dhe propaganda me harten e re gjyqesore eshte thjesht farse.

Mungesat e gjyqtareve ne sistemin e drejtesise jane kritike.

Harta e re gjyqesore thjesht riperzien corben e kolapsit dhe nuk i jep zgjidhje asaj, por vetem sa u shton mundimet qytetareve.

Drejtesia e kapur nga rilindja prodhoi kaos dhe uli pertoke autoritetin e drejtesise.

Reforma e kapur e drejtesise prodhoi zhgenjim dhe betonoi pandeshkueshmerine.

Asnje lloj propagande nuk e zgjidh dot kete baderdi organizative dhe ligjore me drejtesine.

Duhet reforme e vertete ne themel per ta cliruar nga kapja rilindase dhe per te ndalur nje dem te frikshem te themeleve te shtetit me efekt per dhjetra vitet qe do te vijne.