Fejesat e vajzave nën moshë/ Pas skandalit në Librazhd, policia nis hetimet ndaj prindërve

300
Pas publikimit të një rasti nga Librazhdi, ku një 12-vjeçare me emrim Margarita dhe motra e saj dy vite më e madhe nga fshati Polis Shpat, ishin fejuar, parashikohen penalitete për prindërit e tyre.

Madje përgjegjësitë bien jo vetëm mbi prindërit e vajzave, por edhe të prindërve të dhëndurëve.

Policia bëri të ditur se nisur nga rasti i publikuar, ka filluar hetimi, por ende nuk ka të dhëna nëse janë marrë në pyetje si përgjegjës prindërit dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë çështje, duke fejuar dy minorenet.

Vajzat e vogla janë fejuar pa arritur ende moshën e pjekurisë, ndaj veprimi i personave madhorë me apo pa dëshirën e tyre është i paligjshëm dhe konsiderohet si dhunë psikologjike.

Ligji parashikon martesën mbi 18 vjeç dhe vetëm për raste të veçanta, si shtatzëni, etj., martesa mund të kryhet me vendim gjykate.

Megjithatë, deri më tani nuk njihet asnjë precedent i ligjëruar në këtë moshë.

Sakaq, para përgjegjësisëm dio të vihet edhe stafi pedagogjik i shkollës ku mësonin vajzat, pas nuk kanë sinjalizuar organet përkatëse për rastin.
Sigal