Grabitja e të dhënave: E-Albania misionare e qytetarëve apo fushatës elektorale të “rilindjes”

863
Sigal

Ngritja e E-Albania u trumbetua si një shpresë e madhe për shqiptarët nëpërmjet të cilës do të zgjidheshin hallet e shqiptarve dhe do tu thuhet lamtumirë radhave, sorollatjeve dhe kohës ,e cila sikurse thot populli është flori edhe pse nuk mund të blihet me flori.Po koha tregoi se ndryshe nga misioni që u predikua në fillimet e hapjes së saj ,paska pasur një tjetër qëllim dhe prapaskenat e nxorën zbuluar pikërisht tani që rilindjes i plasi e ashtëquajtura Covid -19.

Kjo periudhë dhe udhëzimi që veprimet të kryhen pranë e-albanias treguan se të dhënat personale të qytetarve janë adoptuar nga njerëz anonimë nëpërmjet imaileve fallco, ku e-albania thotë se ne nuk mbajmë përgjegjësi. Por kur nuk mbanë përgjegjësi për magazinën tënde ,pse i detyron qytetarët që ti magazinojnë të dhënat e tyre pikërisht tek kjo adresë? Telegraf në ditët në vijim dhe menjëherë sapo të happen gjykatat do të depozitojë padinë për e-albanian ,mbi bazën e fakteve konkrete dhe dokumentave të vëna në dispozicion nga vetë e-albania, të cilëve me sa duket u shpëtoi vënia dhënia e këtyre informacioneve.