Mbi dy milionë njerëz të infektuar me koronavirus në të gjithë botën/ Shtetet më të prekura

334
Sigal

COVID-19 po përhapet masivisht. Numri i të infektuarve në botë ka shkuar mbi dy milionë, ndërkohë janë shënuar 126,758 viktima. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 484,747 persona.

SHBA ka numrin më të madh të viktima, pasi atje kanë humbur jetën 26,064 persona dhe rezultojnë të infektuar 614,246 të tjerë. Virusi është ‘rizgjuar’ në Kinë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 46 raste të reja dhe numri i viktimave ka shkuar në 3,342.

Por, edhe në Europë, virusi po bën “kërdinë”. 21,067 persona kanë humbur jetën deri më tani në Itali. Vendi i tretë në botë për numrin e lartë të viktimave e zë Spanja, pasi në këtë shtet janë shënuar 18,255 viktima dhe 174,060 qytetarë janë prekur nga COVID-19.

Nuk ngelet pas as Franca. 15,729 persona në këtë shtet kanë humbur jetën pasi u infektuar, ndërkohë situata paraqitet më mirë në Gjermani. 3,495 persona kanë humbur jetën në këtë shtet nga COVID-19.

Po kështu COVID-19 është përhapur shumë edhe në Ballkan. Çdo ditë rritet numri i të prekurve në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Greqi. Në Shqipëri janë infektuar 475 persona dhe 24 pacientë kanë humbur jetën.