Dyshimet se incidenti ndodhi pas një sulmi me raketë, ja çfarë u gjet në vendin e avionit të rrëzuar që i mori jetën Prigozhin

42
Sigal

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me rrëzimin e avionit në very të Moskës, ku humbën jetën 10 persona, mes të cilëve edhe kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Sipas mediave të huaja, gjatë kontrolleve në vendngjarje, veç trupave të pajetë të 10 personave, janë gjetur edhe regjistrues fluturimi.

“Tani po kryhen teste molekularo-gjenetike”, thonë hetuesit.

Avioni u rrëzua afër Moskës të mërkurën, duke nxitur spekulime se shkak ishte një bombë ose një raketë.

Pretendimet se Kremlini dha një urdhër për të vrarë Prigozhin ishin një “gënjeshtër e plotë”, tha më herët për BBC zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin.

Kujtojmë se Prigozhin, dikur besnik i Putinit, udhëhoqi një revoltë të armatosur kundër strukturave shtetërore në Rusi, e cila u ndërpre pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Putin në atë kohë e përshkroi kryengritjen si “tradhti”, por më vonë u arrit një marrëveshje që mercenarët e Ëagner ose do të bashkoheshin me ushtrinë e rregullt të Rusisë ose të shkonin në Bjellorusi tek aleati i Moskës.

Megjithatë, në vazhdën e rebelimit, shumë analiztë e përshkruan Prigozhin, si një “njeri të vdekur që ecën”, duke argumentuar se presidenti rus nuk do ta falte kurrë shefin e Ëagner.

Gjatë konferencës së së premtes me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i tha BBC-së se kishte “shumë spekulime” rreth vdekjeve “tragjike” të 10 personave në incidentin ajror të së mërkurës në rajonin Tver, në veri-perëndim të kryeqytetit rus.

Prigozhin dhe krahu i tij i djathtë, Dmitry Utkin, si dhe pesë pasagjerë të tjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, ishin në bordin e avionit Embraer Legacy 600, sipas listës së pasagjerëve.